Sistemi i Qeverisjes

Informacione Gjeografike-Demografike
Kultura, Tradita


Politikat e imigracionit

Shëndet, Punë, Edukim

Shërbim, Institucion, Këshillë
Ju jeni këtu:  Sistemi i Qeverisjes / Sistemi Politik / Pushteti Ekzekutiv

Pushteti Ekzekutiv

Executive powerKabineti, i cili përbëhet nga anëtarë të Qeverisëpërfshin Kryeministrindhe të gjithë Ministrat të cilët vendosen nga Presidenti i Republikësme propozim të Kryeministrit.

Kryeministri është zakonisht lideri i partisë që kontrollon shumicën absolute të anëtarëve të Parlamentit. Nëse asnjë parti nuk e ka shumicën absolute të Parlamentit, Presidentii jep mandate hulumtimi drejtuesit të partisë me më shumë vota në Parlament, p.sh.e mandaton për të ekzaminuar mundësinë e formimit të një qeverie në bashkëpunim me partitë e tjeratë cilat mund të sigorojnë një votim besimi. Nën Kushtetutë, Kryeministri duhet të mbrojë unitetin e qeverisëdhe të drejtojë aktivitetet e saj. Ai është personi me më shumë pushtet ne në Sistemin Politik të Greqisë dhe propozon emërimin apo shkarkimin e Ministrave dhe Zëvendës Ministrave tek Presidenti i Republikës.

Demokracia Parlamentare Greke bazohet në principin e deklarimit të besimit të Parlementit tek Qeveria. Kështu që Presidenti duhet të emërojë një Kryeministër i cili mund të marrë votëbesimin nga anëtarët e Parlamentit (p.sh. 151 vota). Qeveria mundet në çdo kohë të kërkojë votëbesim nga Parlamenti: anasjelltas, edhe një numër i anëtarëve të Parlamentit mundet të kërkojnë "votëbesim". Këto dy proçese në praktikë ndodhin rrallë.

Executive power

kthehem
Projekti 1.4.b/13 “Transmetime në radio mbi çështjet që kanë të bëjnë me imigrantët, riprodhimin dhe shpërndarjen e gjerë të materialeve dhe strukturave të shtypura, audio dhe audiovizuale" është financuar 95% nga Fondet e Komunitetit dhe 5% nga Burime Kombëtare