Kushtetuta e Greqisë është ligji themelor mbi të cilin bazohet konfigurimi i gjithë legjislacionit Grek mbi të drejtat civile dhe detyrat, organizimi dhe rregullat bazë të shtetit Grekdhe të institucioneve të tij.
Në pjesë Dy të Kushtetutës:Të drejtat individuale dhe Sociale, Artikulli 5,përmendet si më poshtë:
- Secili person është i lirë të zhvillojë personalitetin e tijdhe ta marrë pjesë në jetën sociale, ekonomikedhe politike të vendit, me kusht që të mos cënojë të drejtat e të tjerëve, të Kushtetutës dhe të zakoneve.
- Të gjithë personat brenda shtetit Grek zotërojnë mbrojtje të plotë të jetës së tyre, nderit, dhe lirisë, pa përjashtimkombësie, rrace, besimiapobindje politike. Përjashtimet do të lejohen vetëm në raste të cilat parashikohen nga ligji ndërkombëtar. Personat të cilët persekutohen për akte të kryera në mbrojtje të lirive të tyre nuk mund të ekstradohen.
- Liria personale është e pacënueshme. Asnjë person nuk duhet të ndiqet penalisht, arrestohet, burgoset, apo të kufizohet në mënyra të tjera, të jetë i lirë në mënyrat që përcaktohen nga ligji.
- Masa të veçanta administrative që kufizojnë lëvizjen e lirë apo lirinë e banimit në vend dhe të drejtën e çdo Greku të largohet apo të futet në Greqi duhet të ndalohen. Masa të tilla mund të merren në raste të jashtëzakonshmedhe vetëm për parandalimin e akteve kriminale, të shoqëruara me vendim nga një gjykatë penale si edhe e parashikon ligji.
- Të gjithë personat kanë të drejtën e mbrojtjes së shëndetit të tyredhe të identitetitt të tyre gjenetik. Çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e çdo personi kundër ndërhyrjeve biomedikale duhet të përcaktohen me ligj.