Greqia, zyrtarisht Republika Helene, është një vend në Evropën Juglindore, në pjesën jugore të Gadishullit të Ballkanit, në Mesdheun Lindor. Në listën e vendeve botërorepër nga sipërfaqja territoriale është e radhitur e 97-a nga 249 shtete në total. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Greqisë është Athina. Qytete të tjera të mëdha janë Selaniku, Patradhe Heraklioni.
Ka një histori të gjatë dhe të pasur gjatë së cilës ka pasur influencë të madhe kulturore në tre kontinente - Evropë, Afrikëdhe Azi. Si djepi i civilizimit Greqiaka ndikuar dhe vazhdon të ndikojë një pjesë të madhe të historisë dhe zhvillimit aktual. Greqia e lashtë ishte vendlindja e demokracisë dhe filozofisë, historisë, mjeksisë, Lojrave Olimpike, dramës, tragjedisë dhe komedisë.
Greqia është bërë shtet i pavarur në vitin 1830. Është pjesë e Unionit Evropian (ish Komuniteti Evropian) që nga viti 1981, në Eurozonë që nga viti 2001, dhe në NATO që nga viti 1952. Është një nga vendet themeluese të Kombeve të Bashkuara (1945).
Greqiapërbëhet nga një zonë e madhe kontinentale, pjesa më jugore e Ballkanit, e cila lidhet me ish Peloponezin kontinentalme Isthmusin e Korinthit, dhe që nga ndërtimi i Kanalit të Korinthit Peloponezi është aktualisht ishull.
Greqia kufizohet me Shqipërinë në veriperëndim, me Bullgarinë dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë (FYROM) në veri dhe me Turqinë në verilindje. Rrethohet nga deti Egje në lindje, deti Jon në perëndim dhe deti Libanez në jug. Greqia mban vendin e 11-të në botë për nga gjatësia e vijës bregdetare prej 13,676 kilometrameqë ka shumë ishuj–rreth 2,500. Nga këto vetëm 165 janë të banuar.
Fushat më të mëdha janë ato të Larisasnë Thesalidhe të Gianitsasnë Maqedoninë Qëndrore.
Gjeografikisht, Greqia ndahet në 9 rajone, të cilat ndahen në 51 prefektura.Rajonet janë: