Sistemi i Qeverisjes

Informacione Gjeografike-Demografike
Kultura, Tradita


Politikat e imigracionit

Shëndet, Punë, Edukim

Shërbim, Institucion, Këshillë
Ju jeni këtu:  Politikat e imigracionit / TË DREJTAT THEMELORE DHE DETYRIMET E VENDEVE TË TRETA

TË DREJTAT THEMELORE DHE DETYRIMET E VENDEVE TË TRETA

Βασικά Δικαιώματα και Υποχρεώσεις πολιτών τρίτων χωρών


Transport

A mund të udhëtoj në të gjithë Greqinë?

Po! Nëse jeni shtetas i vendeve të treta që jetojnë në Greqi me dokumentacionin e nevojshëm, mundeni të lëvizin lirisht dhe të vendoseni ku të dëshironi në Greqi.


Shëndet

A kam të drejtë sigurimi?

Po! Nëse jeni shtetas i vendeve të treta që jetojnë në Greqi me dokumentacionin e nevojshëm, mundeni të jeni i siguruar (sipas statusi tuaj profesional) në organizatave përkatëse të sigurimit. Keni të njëjtat të drejta sigurimi si qytetarët grekë.

A duhet të paguaj në mënyrë që të kem kujdes spitalor dhe mjekësor?

Jo! Nëse jeni shtetas i vendeve të treta që jetojnë në Greqi me dokumentacionin e nevojshëm, keni të drejta për kujdes falas spitalor, mjekësor dhe farmaceutik në strukturat publike të Sistemit Shëndetësor Kombëtar (VSZ), si qytetarët grekë. Do të gjeni më shumë informacion në kapitullin mbi shëndetin.

Nëse shkoj në një institucion a mundem të informohem në një gjuhë që kuptoj?

Po! Nëse shkoni në një institucion ju keni të drejtë të informoheni për rregullat e saj, si edhei të drejtat dhe detyrimet tuaja. Komunikimi juaj duhet të lehtësohet nga zyrtarë diplomatikë ose konsullorë të shtetit, të së cilës ju jeni qytetar ose keni origjinën, si si edhe nga avokatët tuaj.


Arsim

Nëse jam më i vogël se 18 vjeç, është e detyrueshme që të shkoj në shkollë?

Nëse jetoni në Greqi ju përfshiheni në shkollimin e detyruar, ashtu si mbajtësit e kombësisë greke. Fëmijët nën 18 vjeç, të cilët marrin pjesë në të gjitha nivelet e arsimit, kanë qasje të pakufizuar në aktivitetet e shkollës apo të komunitetit arsimor. E drejta për edukimin e fëmijëve të huaj që janë nën moshën 18 vjeç nuk është e negociueshme.

(Garantuar nga Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Fëmijëve (neni 28) dhe legjislacioni grek në Kushtetutën greke (nenet 16 dhe 21) dhe në qarkore të ndryshme si 73.025/C2/2010, më shumë informacion në kapitullin mbi arsimin).

Çfarë nevojitet për të regjistruar një fëmijë nën 18 (shtetas të vendeve të treta) në një shkollë greke, të të gjitha niveleve?

Për regjistrimin e fëmijëve nën moshën 18 vjeç në shkollat greke, në të gjitha nivelet, nevojitet dokumentacioni përkatës që kërkohet për mbajtësit e shtetësisë greke.

Përjashtim! Fëmijët (shtetas të vendeve të treta) mund të regjistrohen në shkollat publike me dokumentacion të pamjaftueshëm, nëse: a) Janë të mbrojtur nga shteti grek si përfitues i mbrojtjes ndërkombëtare dhe ato të cilët janë nën mbrojtjen e Komisionit të Lartë të Kombeve të Bashkuara, b) Vijnë nga rajonet ku situata është e rënduar, c) Kanë aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare, d) Janë shtetas të vendeve të treta që jetojnë në Greqi, edhe në se qëndrimi i tyre ligjor nuk është rregulluar ende. (Më shumë informacion në kapitullin mbi arsimin).

A kam qasje në arsimin e lartë/Universitet?

Po!Nëse jeni diplomuar nga shkollat e mesme në Greqi dhe jeni shtetas i vendeve të treta, ju keni qasje në arsimin e lartë nën të njëjtat terma dhe kushte si mbajtësit e kombësisë greke. (Subjekt i dispozitave të veçanta të përfshira në legjislacionin ekzistues)


Shtet

Cilat janë detyrimet e mia ndaj shërbimeve kompetente të Administratës Decentralizuese të vendit apo të Drejtorisë së Politikave të Migracionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme?

Gjatë qëndrimit tuaj në Greqi, duhet të deklaroni tek autoritetet kompetente të Administratës së Decentralizuar të vendit ose në Drejtorinë e Politikave të Migracionit në Ministrinë e Brendshme:

    a) Ndryshimin e adresës së banimit,
    b) Ndryshime të situatës personale, veçanërisht ndryshimin e shtetëisë, realizimin, shpërbërjen ose anulimin e martesës ose lindjes
    c) Humbjen ose rinovimin ose ndryshim në elementet e pasaportës ose dokumentet e tjerë të udhëtimit
    d) Humbjen e lejes së qëndrimit ose të kartës së qëndrimit ose të qëndrimit të përhershëm

Kur duhet të largohem nga vendi?

Fatkeqësisht në qoftë se keni një leje qëndrimi duhet të largoheni pa ndonjë njoftim të mëtejshëm një ditë para përfundimit të lejes. Përveç nëse para përfundimit keni aplikuar për rinovimin e saj dhe ju është dhënë vërtetimin sipas paragrafit 7 të nenit 8 dhe paragrafit 5 të nenit 9 të Kodit të Migracionit L.4251 / 2014.

SHËNIM: Ju mund të gjeni një listë të organizatave që ofrojnë ndihmë juridike në kapitullin e fundit.

Kthehu
Projekti 1.4.b/13 “Transmetime në radio mbi çështjet që kanë të bëjnë me imigrantët, riprodhimin dhe shpërndarjen e gjerë të materialeve dhe strukturave të shtypura, audio dhe audiovizuale" është financuar 95% nga Fondet e Komunitetit dhe 5% nga Burime Kombëtare