Po!
Ndjekja e shkollës është e detyrueshme për 10 vitet e para të shkollës, me kusht që fëmija është në moshën e duhur. Pjesëmarrja një vit në kopshtin e fëmijëve, gjashtë vite në shkollën fillore (Cikli i ulët) dhe tre vite në shkollën e mesme të ulët (Gjimnazi) është i detyrueshëm, ndërsa pjesëmarrja tre vite në shkollën e mesme të sipërme (Lice) është opsionale. Ju lutemi gjeni mëposhtë të detajuar strukturën e sistemit arsimor të vendit.
a) Qendra për Kujdesin e Fëmijëve dhe Kopshtet
Fëmijët nën 4 vjeç mund të shkojnë në kopshte apo çerdhe të cilat operojnë në çdo komunë të vendit. Ata janë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 16:00 dhe ofrojnë mëngjes dhe drekë. Fëmijët kanë të drejtë të shkojnë në një qendër të kujdesit të fëmijve komunale në varësi të të ardhurave të prindërve të tyre (ose kujdestarëve). Mbikëqyrja e Qendrave të Kujdesit të Fëmijëve dhe Kopshteve është nën varësinë e shkallës së parë të Administrimit Lokal, përkatësisht komunat.1 .
b) Arsimi parashkollor në Greqi fillon në moshën 4 vjeçare dhe fëmijët kanë të drejtë të regjistrohen nëpër kopshte. Pjesëmarrja është e detyrueshme për fëmijët që janë mbi pesë vjeç.
Qasje të lirë për fëmijët në çdo nivel të arsimit në varësi të moshës së tyre është një detyrim i shtetit greke. Gjithsesi, vendet e lira në dispozicion në Qendrat e Kujdesit për Fëmijët në qytetet e mëdha janë të kufizuara. Kështu që, janë vendosur disa kritere për regjistrimi i fëmijëve:
Shënim:Përjashtimi i fëmijëve me origjinë emigrant prej kopshteve në bashkitë e vendit është konsideruar si diskriminuese dhe mund ta raportoni atë tek shërbimet kompetente. Do të gjeni një listë të detajuar të shërbimeve ligjore këshilluese në fund të udhëzuesit që po mbani në duar.
Faza që ndjek arsimin parashkollor është gjashtë vite me frekuentim të detyrueshëm në Shkollën Fillore – Cikli i Ulët, i cili i takon arsimit fillor.
a) Shkolla e Mesme e Ulët - Gjimnazi:
Pjesmarrja 3 vjeçare në gjimnaz është periudha e fundit e arsimit të detyrueshëm dhe është një parakusht për regjistrimin dhe frekuentimin në Liceun e Përgjithshëm dhe Profesional. Gjimnazet e Natës operojnë paralelisht me ato të ditës, në të cilët pjesëmarrja fillon në moshën 14 vjeçare.
b) Shkolla e Mesme e Lartë - Liceut:
Niveli i dytë i arsimit të mesëm nuk është i detyrueshëm, zgjat tre vjet dhe përfshin dy degë:
Studentët regjistrohen në të dyja, Liceun e Përgjithshëm dhe atë Profesional në moshën 15 vjeçare. Liceu i Përgjithshëm i Natës dhe ai Profesional operojnë paralelisht me atë të ditës, ndërsa mosha minimale për regjistrimin në Liceun Profesional të Natës është 16 vjeç.
Arsimi i lartë është niveli i fundit i sistemit formal të arsimit dhe përfshin Universitetin dhe Sektorin Teknologjik. Sektori Universitar përfshin Universitetet, Universitetet Teknike dhe Shkollën e Arteve të Bukura, ndërsa Sektori Teknologjik përfshin Institutin Arsimor Teknologjik (Τ.Ε.Ι.) dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike dhe Edukimin Teknologjik (ASPETE).
Studentët mund të futen në Universitete, Universitetet Teknike dhe Institutet Arsimore Teknologjike (Τ.Ε.Ι.) nëpërmjet sistemit të Provimeve të Hyrjes, ndërsa Shkolla e Arteve të Bukura dhe ASPETE kanë sistemin e tyre të provimeve pranuese.
Arsimi fillor (Shkollat-DIMOTIKA fillore) :
Shkolla Fillore e Edukimit Ndërkulturor të Alsoupolit | Rruga Eleftherias 18, 14235 –Ionia e Re | 2102776459 | mail@dim-diap-n-ionias.att.sch.gr |
Shkolla Fillore e Edukimit Ndërkulturor të Amfitheas | Rruga Tirinthos 3, 17564 – Paleo Faliro | 2109423118 | dimdiapf@sch.gr |
Shkolla e 87-të Fillore e Edukimit Ndërkulturor | Rruga Orfeos 58, 11854 – Votanikos | 2103465125 | mail@87dim-athin.att.sch.gr |
Shkolla Fillore e Edukimit Ndërkulturor të Selanikut | Rruga Kapatou dhe Galanaki, Selanik, 54629 | 2310529932 | mail@dim-diapthess.thess.sch.gr |
Shkolla e 3-të Fillore e Edukimit Ndërkulturor të Menemeni të Selanikut | Rruga Kolokotroni dhe Konstantinoupoleos 58, 54628 – Menemeni | 2310529932 | mail@3dim-diap-menem.thess.sch.gr |
Shkolla e 5-të Fillore e Edukimit Ndërkulturor të Menemeni të Selanikut | Rruga Megalou Aleksandrou dhe Agiou Nektariou 1, 54628 – Menemeni | 2310707313 | mail@5dim-menem.thess.sch.gr |
Shkolla e Fillore e Edukimit Ndërkulturor të Epivatesit | Rruga Skolion 1, Νeoi Epivates, 57019 | 2392023133 | mail@dim-n-epivat.thess.sch.gr |
Shkolla e 6-të Fillore e Edukimit Ndërkulturor të Evosmosit të Selanikut | Rruga Eirinis dhe Makedonomakon, Evosmos,Selanik – 56224 | 2310764235 2310764235 | mail@6dim-evosm.thess.sch.gr WEBSITE:http://6dimevosm.wix.com/home |
Shkolla e 6-të Fillore e Edukimit Ndërkulturor të Eleftherios-Kordelio i Selanikut | Rruga Davaki 18,56334, Elefterio – Kordelio | 2310761420 Fax: 2310705638 |
mail@6dim-diap-elefth.thess.sch.gr WEBSITE:http://6dim-diap-elefth.thess.sch.gr |
Shkolla e Fillore e Edukimit Ndërkulturor të Rodopesë | Rruga G. Genimata 2,69300 Sapes | 2532022066 | mail@dim-sapon.rod.sch.gr WEBSITE:http://dim-sapon.rod.sch.gr |
Shkolla e Fillore e Edukimit Ndërkulturor të Iasmos së Rodopesë | Iasmos,69200 Rodope | 2534022267 | mail@dim-iasmou.rod.sch.gr |
Shkolla 9-të Fillore e Edukimit Ndërkulturor të Janinës | Rruga Glikidon 1 - 45221 Kështjella e Janinës | 2651022203 | mail@9dim-ioann.ioa.sch.gr WEBSITE:http://9dim-ioann.ioa.sch.gr/ |
Shkolla 16-të Fillore e Edukimit Ndërkulturor të Kanias | Rruga An. Mantaka 111, Kania – 73100 | 2821097348 | mail@16dim-diapchanion.chan.sch.gr WEBSITE:http://blogs.sch.gr/16dimdch/archives/author/16dimdch |
ARSIMI I MESËM (GJIMNAZET DHE LICETË) :
Gjimnazi i dytë i Arsimit Ndërkulturor i Akarnes së Atikës | Agiou Dionysiou & Aigaiou Pelagous St., 13671, Acharnes Attica | 2102445416 | mail@2gym-diapol-acharn.att.sch.gr WEBSITE:http://2gym-diapol-acharn.att.sch.gr/ |
Gjimnazi i dytë i Arsimit Ndërkulturor i Athinës | 4 Epirou St., Athinë – 10433 | 2105243873 | mail@2gym-athin.att.sch.gr |
2ο Gjimnazi i Arsimit Ndërkulturor i Elliniko | 8 31st St., 16777 Elliniko | 2109607436 | mail@2gym-apod-athin-att-sch.gr |
2ο Liceu i Përgjithshëm i Arsimit Ndërkulturor të Elliniko | 8 31st St., 16777 Elliniko | Tel.:2109626716 Fax: 2109626716 |
WEBSITE:http://2lyk-diap-ellin.att.sch.gr/ |
Gjimnazi i Arsimit Ndërkulturor të Selanikut Lindorë | 8 Ethnikis Aminas St., ThessalonikiP.C. 54621 | 2310329056 | mail@gym-diapol.thess.sch.gr WEBSITE:http://gym-diap-thess.thess.sch.gr/index.htm |
Liceu i Përgjithshëm i Arsimit Ndërkulturor të Selanikut Lindorë | 8 Ethnikis Aminas St., Thessaloniki P.C. 54621 | 2310251622 | mail@lyk-diap-thess.thess.sch.gr WEBSITE:http://www.diapolitismikolykeio.gr/ |
Gjimnazi Ndërkulturor i Evosmos | Kolokotroni & Erotokritou St., 56224 Evosmos | WEBSITE:http://gymdiapevosm.blogspot.gr/ | |
Liceu i Përgjithshëm i Arsimit Ndërkulturor i Evosmos | 3 Piniou St., 56224 Evosmos | 2310703221 | WEBSITE:http://lyk-diap-v-thess.thess.sch.gr/index.php |
Gjimnazi i Arsimit Ndërkulturor së Sapes e Rodopit | 1 Gymnasiarchi V. Koutoumani St., Sapes - P.C. 69300 | Tel: 25320-22041 Fax: 25320-22153 |
WEBSITE:http://gym-sappon.rod.sch.gr/ |
Liceu i Përgjithshëm i Arsimit Ndërkulturor të Sapes e Rodopit | 1 Gymnasiarchi V. Koutoumani St., Sapes - P.C. 69300 | Tel:2532022640 Fax:2532023710 |
mail@lyk-diap-sappon.rod.sch.gr WEBSITE:http://lyk-diap-sappon.rod.sch.gr/?page_id=34 |
Gjimnazi i dytë i Arsimit Ndërkulturor të Janinës | 4-6 G. Papandreou St., 45444 Ioannina | Tel.& Fax: 2651025054 | WEBSITE:mail@2gym-ioann.ioa.sch.gr |
Karoutio Gjimnazi Ndërkulturor dhe Liceu i Pentalofos së Kozanit | Pentalofos i Kozanit, 50007 | Tel.: 2468041210 Fax: 2468041581 |
WEBSITE:dimpenta@sch.gr |
Së bashku me funksionimin e Shkollave Ndërkulturor ka edhe programe të reja në klasat e shkollës së zakonshme që synojnë një integrim tëduhur dhe sa më të barabartë të studentëve të huaj dhe emigrantëve, si dhe studentëve që nuk janë grek dhe qënuk mund të plotësojnë kërkesat gjuhësore të klasës përkatëse për moshën e tyre.
Këto janë dy Klasat e Pritjes (Ι dhe ΙΙ) dhe një Klasë Mësimi.
Këto klasa janë në dispozicion në shkollat të cilat janë të integruara në të ashtuquajturat ZEP (Zonat me Përparësi Arsimore) , 2, të cilat janë formuar në vitin 2010 në zonat ku janë vërejtur këto dukuri:
Në mënyrë të veçantë:
1. Klasën e Pranimit I:
Këto janë të nevojshme në mënyrë që studenti ti bashkangjitet Klasës Pritëse:
3. Klasat Tutoriale
Një vendim nga shoqata e mësuesve, pas një rekomandimi nga Drejtori i shkollës, është e nevojshme për funksionimin e Klasave Tutoriale.
Vendimi i shoqatës së mësuesve përfshinë:
Objektivat e përgjithshme të shkollave ZEP janë:
Funksionimi i këtyre programeve është subjekt i parimeve të edukimit ndërkulturor. Mjet i tyre kryesor është njohja, zhvillimi i respektit dhe pranimi i diversitetit gjuhësor dhe kulturor të nxënësve dhe duke përfituar nga ky diversitet për të mirën e tërë procesit arsimor.
Objektivat kryesore të këtij programi janë:
Β) Shkollat ndërkulturore, Klasat e Pritjes dhe Klasat përmirësuese
Përveç strukturës së përgjithshme të sistemit arsimor grek, në disa komuna, sipas nevojave të popullsisë emigrante, operojnë shkollat e edukimit ndërkulturor të cilat plotësojnë nevojat arsimore të fëmijëve nuk e kanë greqishten gjuhë amtare greke dhe/ose kanë prejardhje të ndryshme kulturore. Parimet themelore të Edukimit Ndërkulturor janë:
Po! Fëmijët që vijnë në Greqi në një moshë të re mund të mësojnë gjuhën greke në shkollë dhe nëpërmjet ndërveprimit shoqëror, duke jetuar për disa vite në Greqi. Por çka është me qytetarët më të moshuar të vendeve të treta të cilët duan të mësojnë greqisht?
Mësimi i gjuhën greke është i dobishëm për jetën e përditshme të çdo banori të përhershëm në Greqi. Certifikimipërmes testimeve të njohjes së gjuhës greke (të kuptuarit dhe të ripodhimi), si me shkrim ashtu dhe me gojë, është një parakusht për qytetarët e vendeve të treta për të marrë statusin e rezidentit afatgjatë. Çfarë është më shumë, për dhënien e shtetësisë me natyralizim një theks është vendosur në njohjen adekuate (me gojë dhe me shkrim) të gjuhës, siç ju mund të lexoni në seksionin përkatës të këtij udhëzuesi.
Programi më sistematik dhe më i gjerë në të gjithë Greqinë për kurse falas për të mësuar gjuhën greke si njëgjuhë e huaj është organizuar nga Fondacioni Rinisë dhe Mësimit të Përjetshëm (IVEDIVIM) dhe është quajtur projekti "ODYSSEUS". Ajo është drejtuar qytetarëve të Bashkimit Evropian (BE) dhe të shtetasve të vendeve të treta pavarësisht nga origjina e tyre, nga mosha 16 dhe mbi, pa kurrfarë diskriminimi, të cilët banojnë në mënyrë të ligjshme në Greqi. Përveç të mësuarit të gjuhës greke si gjuhë të dytë (ose të huaj), historinë greke, si dhe aspekte të kulturës greke mësohen në projektin "Odysseus". Qëllimi është që studenti të fitoj aftësi gjuhësore dhe praktike, aftësi sociale dhe ndërkulturore në mënyrë që ata të kuptojnë shoqërinë greke dhe të integrohen, ata dhe familjet e tyre, në mënyrë aktive. Përfundimi i kursit të planifikuar të studimit siguron studentëve mundësinë për të marrë pjesë në provimin për Certifikatën e njohjes së gjuhës greke në nivel A2, Sekretariati i Përgjithshëm për Mësim Gjatë Gjithë Jetës.
Informacione më të detajuara:
INEDIVIM : www.inedivim.gr
“ODYSSEUS” Project Tel: 2131314625, -26 -27 -28 -29,
e-mail: odysseas@inedivim.gr
Një prej organeve qendrore që vërtetojnë shkallën e njohjes së gjuhës greke është Qendra e Mësimit të Gjuhës Moderne Greke të Univerzitetit Kombëtar dhe Kapodistrian tëAthinës. Qendra e Mësimdhënies ofron kurse të mësuarit të gjuhës greke si gjuhë e huaj dhe aspektet e kulturës greke. Studentët janë të detyruar të paguajnë tarifat e shkollimit për të marrë pjesë në kurse. Kjo është Qendra më e madhe dhe më e vjetër e mësimdhënies së gjuhës greke në botë. Shumë prej të diplomuarve të saj janë mësues sot të gjuhës moderne greke dhe Filologjisë në universitete në të gjithë botën, anëtarë të trupit diplomatik në vendet e tyre, udhëheqës të kishës, shkencëtarë të njohur, menaxherët e kompanive, artistë të respektuar dhe profesionistë të biznesit.
Qendra e Mësimdhënies vepron nën kujdesin e Programit Ndërministerial për mësimin e greqishtes moderne, si një gjuhë e dytë / të huaj së bashku me Programin Master i Departamentit të Filologjisë dhe i Departamentit të Filozofisë, Pedagogjisë dhe Psikologjisë.
Objektivat e Qendrës së Mësimdhënies janë:
Një departament i mësimit të gjuhës greke si gjuhë të huaj funksionon në Selanik prej vitit 2015, e cila ofron edhe kurse të mësimit të gjuhës në distancë përmes internetit.
Shkolla e Gjuhës Moderne Greke e Univerzitetit të Aristotelit të Selanikut
Tel.: 2310 997158,
e-mail:louizou@ad.auth.gr
Administrata “K.Karatheodori”
AUTH
P.C.: 54124
Selanik
(Ju mund të gjeni informacione tjera të dobishme në faqen e internetit) http://smg.web.auth.gr/wordpress/?page_id=3898]
Po! – Shkolla e Shansit të Dytë funksionon për këtë qëllim
Shkolla e Shansit të Dytë është një shkollë publike për të rriturit. Ajo iu adresohet personave mbi 18 vjeç të cilët nuk e kanë mbaruar edukimin e mesëm.
Kohëzgjatja e përgjithshme e programit është 18 muaj, gjegjësisht 2 vite shkollore (nga shtatori në qershor). Pas pjesëmarrjes së suksesshme, një diplomë ekuivalente me atë të Gjimnazit është e sigurar.
Planprogrami ndryshon nga ajo e arsimit formal në drejtim të përmbajtjes, metodologjisë së mësimdhënies dhe vlerësimit të nxënësve. Orari javor përbëhet nga 25 orë dhe klasat mbahen pasdite (përveç shkollat që veprojnë në burgje ku kurset ofrohen në mëngjes), nga e hëna deri të premten. Kurset që mësohen janë:
Theks i veçantë është vendosur në përvetësimin e aftësive themelore dhe zhvillimin e aftësive personale. Përvetësimi i njohurive të përgjithshme, përdorimi i teknologjive të reja, të mësuarit e një gjuhe të huaj dhe këshillim në orientimin profesional të përmirëson në mënyrë të ndjeshëme aksesin në tregun e punës.
58 Shkollat e Shansit të Dytë në të gjithë Greqinë, 7 prej të cilave kanë si qëllim edukimin e të burgosurve. Ju mund të gjeni informacion më të detajuar mbi listën e Shkollave të Shansit të Dytë dhe programeve që ofrojnë në web faqen http://www.inedivim.gr/index.php/sde
SHKOLLAT E SHANSIT TË DYTË
1. REGJIONI I MAQEDONISË LINDORE DHE THRAKESË | |
SHSHD E ALEKSANDROPOLIS | TEL.: 25510 89804 |
SHSHD E DRAMASË | TEL.: 25210 26880 |
SHSHD E KAVALËS | TEL.: 2510 245001 |
SHSHD E KOMOTINIT | TEL.: 25310 83414 |
SHSHD E XANTHIT | TEL.: 25410 84366 |
SHSHD E ORESTIADËS | TEL.: 25520 23393 |
SHSHD E SAPES | TEL.: 25320 21110 |
2. REGJIONI I ATIKËS | |
SHSHD E AKARNESË | TEL.: 210 2409737 |
SHSHD E AGIOI ANARGYROI | TEL.: 210 8323941 |
SHSHD E KALITHESË | TEL.: 210 9533008 |
SHSHD E KORIDALLOS | TEL.: 210 5693520 |
SHSHD E PALLINIT | TEL.: 210 6669129 |
SHSHD E PIREUT | TEL.: 210 4935600 |
SHSHD E PERISTERIT | TEL.: 210 5319749 |
SHSHD E KORIDALLOS (NË BURG) | TEL.: 210 4963972 |
3. REGJIONI I EGJEUT VERIOR | |
SHSHD E MYTILENESË | TEL.: 22510 37401 |
SHSHD E SAMOS | TEL.: 22730 24830 |
SHSHD E KIOS | TEL.: 22710 81860 |
4. REGJIONI I GREQISE PERËNDIMORE | |
SHSHD E AGRINOS | TEL.: 26410 56100 |
SHSHD E PATRAS | TEL.: 2610 462086 |
SHSHD E PIRGOS | TEL.: 26210 20350 |
5. REGJIONI I MAQEDONISË PERËNDIMORE | |
SHSHD E KASTORIAS | TEL.: 24670 21001 |
SHSHD E KOZANIT | TEL.: 24610 41077 |
SHSHD E FLORINASË | TEL.: 23850 44858 |
SHSHD E GREVENËS (BURG) | TEL.: 2462083656 |
6. REGJIONI I PIREUT | |
SHSHD E ARTËS | TEL.: 26810 74354 |
SHSHD E JANINËS | TEL.: 26510 65187 |
7. REGJIONI I THESALISË | |
SHSHD E VOLOSIT | TEL.: 24210 48762 |
SHSHD E KARDITËS | TEL.: 24410 73995 |
SHSHD E LARISËS | TEL.: 2410 670950 |
SHSHD E TRIKALAS | TEL.: 24310 31080 |
SHSHD E LARISËS (BURG) | TEL.: 2410 671065 |
SHSHD E TRIKALAS (BURG) | TEL.: 24310 87691 |
8. REGJIONI I ISHUJVE JONIAN | |
SHSHD E KORFUZIT | TEL.: 26610 44997 |
9. REGJIONI I MAQEDONISË QËNDRORE | |
SHSHD E | TEL.: 23820 81010 |
SHSHD E SELANIKUT | TEL.: 2310 254565 |
SHSHD E KATERINIT | TEL.: 23510 22744 |
SHSHD E NAUSËS | TEL.: 23320 52161 |
SHSHD E SELANIKUT (NEAPOLI) | TEL.: 2310 672715 |
SHSHD E SERRES | TEL.: 23210 58811 |
SHSHD E SELANIKUT (BURGU I DIAVATES) | TEL.: 2310 753580 |
10. REGJIONI I KRETËS | |
SHSHT E IERAPETRASË | TEL.: 28420 89736 |
SHSHD E RETIMNOIT | TEL.: 28310 35519 |
SHSHD E | TEL.: 2810 831145 |
SHSHD E CHANIA | TEL.: 28210 52132 |
11. REGJIONI I EGJEUT JUGOR | |
SHSHD E RODOSIT | TEL.: 22410 23585 |
SHSHD E SIROSIT | TEL.: 22810 87660 |
12. REGJIONI I PELOPONEZIT | |
SHSHD E ASSOS LECHAIOS | TEL.: 27410 86880 |
SHSHD E KALAMATAS | TEL.: 27210 80425 |
SHSHD E NAFPLIOS | TEL.: 27520 99484 |
SHSHD E SPARTËS | TEL.: 27310 28825 |
SHSHD E TRIPOLIT | TEL.: 2710 222757 |
13. REGJIONI I GREQISË QËNDRORE | |
SHSHD E ALIVERIT | TEL.: 22230 29824 |
SHSHD E AMFISËS | TEL.: 22650 79298 |
SHSHD E LAMIA | TEL.: 22310 66028 |
SHSHD E ORKOMENOS | TEL.: 22610 39045 |
SHSHD E DOMOKOS (BURG) | TEL.: 22320 22046 |
SHSHD E ELEONAS THIVA (BURG) | TEL.: 22620 71918 |
Po! Disa organizata publike dhe private janë të përfshira në edukimin e maxhorenëve në Greqi, siç është Shkolla e Mundësisë së Dytë, që operon nën kujdesin e INEDIVIM. Një tjetër entitet, që siguron edukimin e maxhorenëve është OAED3 (që organizon programe edukimi për të papunët).
Institutet e Trajnimeve Profesionale publik dhe e (Ι.T.P.)4, si dhe subjektet private si Κ.Ε.Κ. (Qendrat e Trajnimeve Profesionale) dhe Κ.Ε.Ε. (Qendrat e edukimiit të të rriturve)5) janë gjithashtu aktive në fushën e arsimit dhe aftësimit për të rriturit. Këto qendra shpesh ndërmarrin programe arsimore, që synojnë grupe të cenueshme ose të përjashtuara shoqërore, të tillë si të papunët apo emigrantët. Programet e ΚΕΕ dhe ΚΕΚ financohen nga organet e ndryshme, që promovojnë marrëdhëniet e arsimit dhe punësimit, apo promovojnë politikat e integrimit dhe nuk kërkojnë pagesa për shkollim.
Përveç kësaj, disa programe të ofruara janë të subvencionuara në bazë të politikave që kanë të bëjnë me lidhjen midis arsimit dhe punës. Në këto programe, pasi pjesëmarrësit përfundojnë ciklin e tyre të trajnimit, ata vendosen si praktikantë në punë të ngjashme me përmbajtjen e kurseve të tyre. Ky lloj i arsimit me "trajnim me pikë" është subvencionuar dhe kandidatët paguhen për pjesëmarrjen e tyre, por paketa e shpërblimi është mjaft e ulët, në krahasim me atë që do të merrnin, në qoftë se ata do të punonin normalisht në të njëjtën kompani.
Mund të gjeni një listë të plotë të Κ.Ε.Κ., duke operuar ne vend në faqen e internetit https://www.voucher.gov.gr/kek/index/pid/1 ku mund të kërkoni për trajnimetprofesionale të ΚΕΚ/ΚΕΕ, bazuar se ku jetoni.
DOATAP (Qendra Kombëtare Akademike Greke e Njohjes së Informacionit – NARIC) është organizata përgjegjëse për njohjen e diplomave (universitare, pasuniversitare dhe të doktoraturës) nga vendet ndryshe Greqiaë6. Mund të gjeni informacion të nevojshëm në faqen e interenetit të organizatës (http://www.doatap.gr/) ku mund të shikoni institutet arsimore të njohura në Greqi, shkarkoni aplikacionin për njohjen dhe ekuivalencën e diplomës dhe notat, gjeni listat me dokumentet e nevojshme dhe taksat që duhen paguar për procedurat përkatëse. Për shkak të faktit se diplomat universitare ose teknologjike janë të ekzaminuar në mënyrë individuale (sidomos ato të panjohura), ju duhet të vizitoni faqen e internetit të organizatës apo zyrat për t'u informuar për rastin tuaj.
DOATAP
Faqja e internetit :http://www.doatap.gr/
ATHINË (Selia Qëndrore)
Adresa: Rruga Kostantinou 54.
P.C. 104 37
Tel.: 210 5281000 (orari: 09.00-14.00)
FAX: 210 5239525
information_dep@doatap.gr
SELANIK
Adrsa: Ministria e Maqedonisë dhe Trakës – Pallati i Qeverisë
P.C. 541 23
Tel.: 2310 379 371, 2310 379 373, 2310 379 106
FAX: 2310 379374
thessaloniki@doatap.gr