Sistemi i Qeverisjes

Informacione Gjeografike-Demografike
Kultura, Tradita


Politikat e imigracionit

Shëndet, Punë, Edukim

Shërbim, Institucion, Këshillë
Ju jeni këtu:  Shëndet, Punë, Edukim / Unemployment

Papunësia

Ανεργία

Humba punën. Çfarë mund të bëj?

Nëse jeni i papunë, mund të kontaktoni Organizatën e Punësimit të Fuqisë Punëtore (OAED), përmes të cilës mund të siguoheni si i papunë, të merrni një përfitim papunësie për një periudhë të caktuar kohore, të merrni pjesë në programet e subvencionuara të trajnimit profesional dhe të merrni këshilla të dobishme për të gjetur një punë (shërbimet këshillimore për punësim).

Pse duhet të regjistrohen në OAED? Çfarë ofron?

Veprimi i OAED bazohet në shtyllat e mëposhtme:

  • promovimin për punësim
  • sigurimin e papunësisë
  • mbrojtjen sociale të amësisë dhe familjes
  • edukimin dhe trajnimin profesional
OAED ofron mbulimin e sigurimit për një periudhë të kufizuar kohore për individët e papunë, të regjistruar në varësi kohës së punës dhe papunësisë. Çfarë është më tepër, OAED jep përfitimin e papunësisë për një periudhë të caktuar kohe për individët, të cilët kanë humbur punën e tyre për shkak se kontrata e tyre e punësimit kishte skaduar ose është ndërprerë nga punëdhënësi (shkarkimit). Së fundi, Organizata siguron përfitime të tjera (në shërbime dhe të holla), të tilla si çeku familjar, kompensimi i lindjes ose Dita e Çerdhes së OAED (për nënat që punojnë, të cilat kanë të drejtë të regjistrojnë fëmijët e tyre në Organizatën e Fondit të Punëtorëve (tani shfuqizuar).

OAED ofron gjithashtu Shërbimi Këshillimi Punësimi, ku palët e interesuara mund të merrni këshilla mbi aksesin në tregun e punës (shih kapitullin "Shërbimet e Këshillimit të Punësimit" më poshtë).

Organizata ka zbatuar institucionin e mësimit të profesionit në 51 Shkollat Profesionale të Arsimit ( Shkollat e Stazhit - EPAS) për formimin profesional të studentëve të papunë, ku ata trajnohrn në specialitete të ndryshme dhe janë të punësuar si trajnues për një periudhë të kufizuar kohe, në ndërmarrjet e lidhura duke marrë një sasi të subvencionimit dhe mbulim të sigurimit nga OAED.

Politikat e promovimit të punësimit përfshijnë reduktimin e kostove të punës për ndërmarrjet, duke subvencionuar pagat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore të punonjësve, në se ndërmarrjet punësojnë dikë të regjistruar në OAED, që i përket grupeve të popullatës së prekur më rëndë nga papunësia, si dhe grupet e rrezikuara të popullatës.

Mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me Organizatën e Punësimit të Fuqisë Punëtore në faqen zyrtare të internetit www.oaed.gr.

Mund të gjeni informacion në lidhje me programet e Këshillimit të Punësimit në të gjitha degët e Organizatës (bashkëpunimi me një këshilues punësimi është i nevojshëm), si edhe në:

    OAED – Qendra Model për Udhëzime Profesionale
      Adresa: Rr. Piraeus 52, Athinë
      Tel.: 2105247479, 2105288445
      email: pkep@oaed.gr
    OAED – Drejtoria e Udhëzimeve Profesionale (Α1)
      Adresa: Rr. Gounari 2 & Sheshi Vouliagmenis 518 Athinë
      Tel.: 2109989629, 2109989634.
      email: a1@oaed.gr
    OAED - Drejtoria për Koordinimin dhe Zhvillimin e Rrjetit të Shërbimeve të Punësimit
      Adresa: Rr. Ethnikis Antistaseos 8, Alimos
      Tel: 2109989184, 2109989173
      email: symvouleftiki@oaed.gr

Cila është procedura për t’u regjistruar në OAED?

Për t'u regjistruar në OAED dhe për të marrë kartën e papunësisë, duhet të paraqisni dokumentet e mëposhtme mbështetëse në zyrën e organizatës së rajonit tuaj.

  • Një pashaportë të vlefshme, ose kartë identiteti
  • Një leje qëndrimi, ose leje pune ( për shtetasit e vendeve të treta)
  • Njoftimin më të fundit të Vlerësimit të Tatimit mbi të Ardhurat, ose, në mungesë të kësaj, një kopje të deklarimit të tatimit mbi të ardhurat të dorëzuar tashmë (Ε1). Individëve të papunë, që shfaqen si të varur (të tillë si fëmijët), iu duhet të dorëzojnë deklarimin e fundit të tatimit mbi të ardhurat të prindërve të tyre (Ε1).
  • Një faturë të energjisë elektrike, ujit, ose faturën e telefonit fiks, apo një kopje të kontratës së shtëpisë me qira që i është dorëzuar Shërbimit Financiar Publik përkatës (që dëshmon ku jetoni).
  • Një dokument zyrtar, që tregon Numrin e Sigurimeve Shoqërore të aplikantit (ΑΜΚΑ) (p.sh. lëshuar nga KEP ose nga zyrat e ΑΜΚΑ).
Shënim për profesionistët e pavarur: Në rast se keni qenë një punonjës i vetë-punësuar, duhet të paraqisni vendimin e ndërprerjes së aktivitetit të biznesit, të lëshuar nga Shërbimi Publik Financiar dhe OAEE.

PES (ΚΠΑ2) rezervon të drejtën të kërkojë ndonjë document, që e gjykon të nevojshme për përcaktimin e papunësisë.

Si të rinovoj kartën time të OAED?

Karta e papunësisë duhet të rinovohet çdo tre muaj. Ju mund ta rinovoni atë në çdo degë të OAED, duke paraqitur pashaportën tuaj dhe lejen e vendbanimit, ose të punës. Për lehtësinë tuaj dhe shmangien e mbipopullimit në zyrën e organizatës, rekomandohet të përdorni online shërbimin e rinovimit të kartës së papunësisë.

Në mënyrë që të përdorni për herë të parë shërbimet online të OAED, duhet të procedoni më parë me një Regjistrim online në Sistem. Mund të merrni informacionin e nevojshëm nga dega lokale dhe të ndiqni udhëzimet e shfaqura në adresën e internetit http://eservices.oaed.gr:7777/pls/apex/f?p=110

Nuk kam një punë të qëndrueshme, sepse punoj si punëtorë sezonal. Klasifikohem për kompensim?

Po,në qoftë se jeni i siguruar me IKA dhe praktikoni një nga profesionet e mëposhtme:
Përfituesit e kompensimit të veçantë sezonal janë individët që punojnë në Greqi, janë të siguruar me ΙΚΑ - ΕΤΑΜ dhe praktikojnë një nga profesionet e mëposhtme:

  • punëtorë në ndërtim,
  • prerës guri,
  • shtron pllaka,
  • përpunues tullash,
  • poçar,
  • punëtorë në pyje,
  • mbledhës rrëshire,
  • punëtor duhani,
  • punëtor me rrogë në zonat e kantierit,
  • këpucar,
  • operator i makinerisë së gërmimit, ngritjes, ndërtimit të rrugëve, shpimit
  • actor,
  • arkëtar dhe kontrollues në kinema dhe teatër,
  • operator projektues filmi dhe asistent-operator
  • punëtor me rrogë në industrinë e turizmit dhe hotelerisë dhe 
  • punëtor zmerili.

Kushtet për kompensimin e veçantë sezonal

Ι Punëtoërt e ndërtimit

  1. Duhet të kenë përmbushur ekskluzvisht në sektorin e ndërtimit 95 deri në 210 ditë punë, brenda vititi të kaluar.
  2. Në këto ditë, përfshihetnjë shtesë prej 20%, si dhe ditët përkatëse të largimit. Në thelb, personi i siguruar që kompleton 73-163 ditë punës të vërtetë ka të drejtën e grantit.
  3. Nuk duhet të jenë as kontraktorët, as nënkontraktorët dhe nuk duhet të punësojnë më shumë se tre punëtorë me rrogë.
  4. Duhet të praktikojnë ekskluzivisht profesionin e sektorit të tyre.
  5. Përfituesit, të cilët marrin pjesë në programet e trajnimit të OAED dhe marrinpërfitime educative, nuk mund ta marrin këtë ndihmë. 13

13:par. 5a, artiikulli 37 L. 1836/89

ΙΙ Kategori të tjera ( duke përjashtuar punëtorët e ndërtimit )

  1. Përfundimi i 50-210 ditëve të sigurimit në vitin kalendarik të mëparshëm, pagesa është e nevojshme.
  2. Për punëtorët e pyjeve - mbledhësit e rrëshirës dhe punëtorët e zmerilit të Naxos, janë të nevojshme 50-240 ditë sigurim.
  3. Punëtorët me rrogë në industrinë e turizmit dhe hotelerisë duhet të kenë përfunduar së paku 75 dhe jo më shumë se 50 ditë pune gjatë periudhës prej 1 tetorit deri më 31 dhjetor të vitit kalendarik të mëparshëm.
  4. Për operator ët e makinerive të gërmimit, ngritjes, ndërtimit të rrugëve, shpimit, kërkohen 70 - 210 ditë të siguruara.
  5. Ditët e punës, që ata mund të kenë përfunduar në sektorë të tjerë professional, në vitin kalendarik të mëparshëm pagesa nuk duhet të jetë më shumë se ata që kanë përfunduar në sektorin e tyre profesionale.
  6. Ditët totale të punës së përfunduar në vitin kalendarik, që paraprin vitin e pagesës, nuk duhet të kalojnë 240.
  7. Në rast se periudha e pagesës së ndihmës veçantë sezonale përkon me periudhën e pagesës së papunësisë (OAED), atëherë kompensimi i veçantë sezonal kompensohet me shumën e papunësisë së rregullt.
  8. Përfituesit, të cilët marrin pjesë në programet e trajnimit të OAED dhe përfitime educative, nuk mund ta marrin këtë ndihmë ( par. 5a, artiikulli 37 L. 1836/89)

Shuma e jompensimi të veçantë sezonal

  1. Shuma e veçantë sezonale e lejuar për punëtorët e ndërtimit është e barabartë me 70% të 35 herë të pagës aktuale ditore të punëtorit të pakualifikuar.
  2. Shuma e veçantë sezonale e lejuar për punëtorët e zmerilit është e barabartë me 70% të 50 herë të pagës aktuale ditore të punëtorit të pakualifikuar.
  3. Shuma e veçantë sezonale e lejuar për punëtorët e pyjeve - mbledhësit e rrëshirës, punëtorët e duhanit, poçarëve - specialistët e qeramikës – prerësve të gurit dhe punëtorë me rrogë në zonat e kantierit është e barabartë me 70% të 35 herë të pagës aktuale ditore të punëtorit të pakualifikuar.
  4. Shuma e veçantë sezonale e ejuar për muzikantët, këngëtarët, aktorët, këpucarët, operatorët e projektimt të filmit dhe operatorët ndihmës, kontrollorët e teatrit-kinemasë, arkëtarët e kinemasë-teaitr,teknikët e kinemasë dhe televizionit, portierët e teatrit-kinemasë, operatorët e makinerive të gërmimit, ngritjes , asfaltimit të rrugëve dhe punëtorët me rrogë në industrinë e turizmit dhe hotelerisë është barabartë me 70% të 25 herë etëpagës aktuale ditore të punëtorit të pakualifikuar.

Dokumentet mbështetëse

  1. Aplikimi Elektronik – Deklarata Solemne në të cilën palët e interesuara duhet të deklarojnë RAST PAS RASTI që janë:
      a) po ushtrojnë vetëm profesionin e sektorit të tyre,
      b) nuk marrin pjesë në ndonjë program trajnimi të OAED, pjesa më e madhe e së cilës është e përfshirë në vitin e pagesës,
      c) nuk janë as kontraktorë, as nënkontraktorët,dhe se nuk punësojnë më shumë se tre punëtorë me rrogë (për punëtorët e ndërtimit),
      d) nuk marrin një pension (primar dhe ndihmës) të barabartë ose më të lartë se minimumi i pensionit të pleqërisë së ΙΚΑ - ΕΤΑΜ.
  2. Muzikantët kanë nevojë për një vërtetim nga shoqata e tyre profesionale.
  3. Operatorët e makinerive të ngritjes dhe makinerive të tjera duhet të kenë licencën e makinerisë përkatëse.
  4. Duhet të keni një llogari në Bankën Kombëtare të Greqisë dhe të dorëzoni një kopje të librit tuaj të bankës tuaj, në të cilën ju të shfaqeni si përfituesi i parë. Pagesa e ndihmës për përfituesit bëhet direkt në llogarinë bankare, që keni treguar në aplikimin elektronik - Deklaratën Solemne. Për këtë arsye ju duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të japin informacionin e saktë (IBAN, TRN, SNumrin e Sigurimeve Shoqërore (ΑΜΚΑ), etj)

Për pagesën e ndihmës speciale sezonale , dokumentet e mëposhtme janë kontrolluar për nga departamenti ku ju paraqisni aplikimin tuaj:

  • - Për shtetasit e vendeve të treta, të dhënat për lejet e qëndrimit janë marrë nga Ministria e Brendshme.
  • - Njoftimi Për Vlerësimin e Tatimit mbi të Ardhurat është marrë nga Sekretariati i Përgjithshëm për Sistemet e Informacionit (GSIS).
  • - Të dhënat e sigurimit janë të ri kontrolluara në sistemin elektronike të ΙΚΑ - ΕΤΑΜ.

Periudha e pagesës së ndihmës së veçantë sezonale

Ndihma e veçantë sezonale paguhet në secilin vit nga 10/9 – 30/11.

Po kërkoj një punë bazuar me atë që është në kërkesë, por edhe në bazë të interesave dhe aftësive të mia. A ka ndonjë mënyrë të veçantë për të kërkuar?

Po!
Programet e këshillimit për punësim nisën në Greqi në vitet e fundit dhe për të ndihmuar njerëzit në kërkim të një pune, që përmbush kërkesat në rritje në tregun e punës. Ata ofrojnë mbështetje të individualizuar dhe informacione mbi teknikat më efektive për të gjetur punë, asistencë në shkrimin e rezymesë dhe letrës përcjellëse, ndihmë profesionale në kërkimin tuaj të punës dhe përgatitjes për intervistë.

Shërbimet e këshillimit të punësimit janë të ofruara nga OAED (shih më lart), Instituti i Punës i Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve Grekë (INE GSEE), nga shumë IEK, KEK dhe KEE (shih gjithashtu kapitullin mbi arsimin) dhe disa OJQ.

    ➢ Këshillë! Gjithmonë të jeni të vëmendshëm me:
    • njoftimet për kërkimin e punonjësve në bazë të gjinisë, racës, moshës, fesë, aftësisë fizike, orientimit seksual apo pamjes fizike, sepse ata përbëjnë diskrimini.
    • njoftimet me përmbajtje të paqartë dhe informacione të paqarta për punëdhënësin.

14:Për të rinjtë (16-30 vjeç), në kërkim të një pune, Qendrat e Specializuara të Promovimit të Punësimit (EKPA) të INE GSEE veprojnë në tri qytetet më të mëdha të Greqisë (Athinë, Selanik, Patras) dhe ofrojnë shërbime nëpërmjet internetit, në faqen e internetit: www.ekpaine.gr

Adresat e dobishme

Mund të gjeni adresat e dobishme dhe detajet e kontaktit të trupave, përpos nga OAED, që ofron shërbime këshillimi për punësim në listën e mëposhtme treguese:

ATHINË

EKPA i ATHINËS
    Adresa: Rr. Em. Benaki 71Α, K.P. 10681, Athinë
    Tel.: 210 3327768
    Email: athina@ekpaine.gr
Struktura për Barazi Gjinore (INE GSEE)
    Adresa: Rr. Solonos 87-89, Athinë
    Tel.: 2103637756 - 2103637767
    e-mail: isotita@poeeyte.gr
    (për gratë që punojnë dhe gratë të cilët kanë humbur punën e tyre)
Qendra e Punësimit PRAKSIS
    Adresa: Qendra e Solidaritetit të Athinës (ndërtesa e vjetër Frourachio), Rr. Domokou 2 &Sheshi Filadelfeias, kati i dytë, përballë stacionit të Larisës
    Tel.: 2108210551
    employability@praksis.gr
PRAKSIS - Qendra e hapur ditë për të pastrehët
    Addresa: Rr. Deligiorgi 26-28, Metaxourgio, Athinë
    Tel.: 2105244574, 2105244576, 2105244578
PEPSAEE – Qendra Psikologjike Mbështjetja e Papunësisë Afatgjatë. Programi “Qëndro Aktiv”
    Address: 22 Papanastasiou St., Egaleo (close to metro station “Egaleo”)
    Tel:2108224674 - 2105989340
    e-mail: menoenergos@pepsaee.gr
Qendra Ditore e Specializuar “Qendra e Dialogut Shoqëror”
    Rr. Epirou 41, Athinë, K.P. 104 39
    Τ. 210 8818946
    F. 210 5245302
    Email. ekhkkd@pepsaee.gr

SELANIK

EKPA E SELANIKUT
    Adresa: Rr. Esopou 24 & Rr. Promitheos, kati i tretë, K.P. 54627, Selanik
    Tel.: 2310 545113
    Email: thess@ekpaine.gr
ZYRA E PUNËSIMIT TË SELANIKUT
    Adresa: Sheshi Vasileos Georgiou Α1, K.P. 54640, SELANIK
    Tel.: 2313317583, 2313317548-50
    Email: grafeioergasias@thessaloniki.gr

PATRA

EKPA E PATRAS
    Adresa: Rr. Kolokotroni 20. (kati i gjashtë), K.P. 262 21, Patra
    Tel.: 2610 624755
    Email: patra@ekpaine.gr

Kthehu
Projekti 1.4.b/13 “Transmetime në radio mbi çështjet që kanë të bëjnë me imigrantët, riprodhimin dhe shpërndarjen e gjerë të materialeve dhe strukturave të shtypura, audio dhe audiovizuale" është financuar 95% nga Fondet e Komunitetit dhe 5% nga Burime Kombëtare