Sistemi i Qeverisjes

Informacione Gjeografike-Demografike
Kultura, Tradita


Politikat e imigracionit

Shëndet, Punë, Edukim

Shërbim, Institucion, Këshillë
Ju jeni këtu:  Shërbim, Institucion, Këshillë / Transport

Si mund të udhëtoj nëpër Greqi?

metro

Për shkak të veçantisë së terrenit të Greqisë dhe ishujve të shumtë, fokusimi nuk është vetëm tek rrjeti rrugor, por edhe tek transporti detar.

Transporti në distanca të mëdha.

Transporti në distanca të mëdha në Greqi sigurohet nëpërmjet:

Transportit hekurudhor:

    Kjo kompani tani është e pavarur nga Grupi OSE (Organizata Hekurudhore Greke). Është e vetmja kompani që siguron transportin hekurudhor në Greqi. TRAINOSE ofron udhëtime rajonale, në distanca të mëdha dhe rrugë periferike.
Autobusë për distanca të mëdha:
    Fondi i përbashkët i Autobusëve (KTEL) është kompani transporti Greke, e cila ju ofron udhëtarëve transport me autobusë ndërmjet qyteteve. Emri KTEL i referohet gjithashtu stacioneve që përdoren nga autobusët. KTEL është monopol në transportin me autobusë.
Transportit ajror:
    Greqia ka disa aeroportë ndërkombëtarë dhe shtetërorë, ku kompani të ndryshme ajrore janë alokuar dhe që ofrojnë fluturime kombëtare duke lidhur qytetet kryesore provinciale Greke më njëri tjetrin, por gjithashtu edhe me Athinën dhe ishujt. Ato gjithashtu ofrojnë fluturime ndërkombëtare duke lidhur qytete të ndryshme Greke me aeroporte të mëdha Evropiane.

Transporti Detar dhe Portet:

Në Greqi ekziston transporti detar i cili lidh portet më të mëdha të vendit me ishujt, dhe duke i shërbyer mijëra banorëve vendas dhe turistëve, kryesisht gjatë muajve të verës.

    Anijet Nisje/Mbërritje Tel. 14944
    Porti i Pireut Tel. 2104226000, (www.olp.gr)
    Porti i Rafinas Tel. 2294022300, 2294022481
    Porti i Lavrios Tel. 2292025249
    Porti i Agios Konstantinos Tel. 2235031759

Ishujt e mëdha janë të lidhur me portet e mësipërme me shërbime të rregullta gjatë gjithë vitit. Megjithatë ka një reduktim dhe eliminim të linjave për dhe nga disa ishuj, gjatë muajve të dimrit. Këta ishuj quhen ishuj të linjave jofitimprurëse dhe zakonisht janë ishuj të vegjël me pak banorë dhe me pak vendbanime ose një të vetme. Emri i linjës është kështu për faktin se çdo lidhje me këtë ishull, qoftë nëpërmjet trageteve apo aeroplanit, subvencionohet nga shteti. Ishujt e linjave jofitimprurëse janë pak, si për shembull Irakleia, Anafi, Kastelorizo dhe Astipalaia.

Transporti Urban në Qytetet Greke:

Në Athinë:

Sistemi i transportit publik të Athinës përbëhet nga një sistem hekurudhor nëntokësor (Metro), tramvaje, autobusë dhe metrobusë, ndërsa një pjesë e shërbimeve të trasnportit mbulohet nga hekurudha periferike. Në rajone të tjera të Atikës, pjesa më e madhe e shërbimeve të transporit mbulohet nga autobusët periferik (KTEL) dhe pjesa e mbetur ofrohet nga sistemi periferik hekurudhor dhe autobusët e qytetit.


    Imazhi 7: Treni i gjeneratës së parë – Metroja e Athinës
    Imazhi 8: Treni i gjeneratës së dytë – Metroja e Athinës
    Imazhi 9: Treni i gjeneratës së tretë – Metroja e Athinës
    Imazhi 10: Stacioni Kalandri, Metroja e Athinës (Linja 3)

Organizata e Transportit Urban të Athinës (OASA) mbikëqyr një pjesë të madhe të prefekturave, ndërsa degët e saj, Transporti Rrugor SA (OSY) dhe Transporti Urban Hekurudhor SA (STASY) janë përgjegjëse për implementimet e transportit, dhe ka një bashkëpunim me TRAINOSE SA, për shkak të ekzistencës së një pjese të rrjetit të saj (Hekurudhës Periferike) brenda strukturës urbane të Athinës. Për pjesën tjetër të prefekturës, mbikëqyrja e transportit i është besuar Autoritetit Rregullativ të Transportit të Udhëtarëve dhe përgjegjësia për ekzekutimin ndërmerret nga KTEL Atika SA.


    Imazhi 10: Stacioni hekurudhor Periferik i Athinës
    Imazhi 11:Autobusi në Sheshin
    Imazhi 12: Metrobusi në Rrugën Patision
    Imazhi 13: Tramvajët në Irinis dhe Stacioni i Stadiumit Filias
    Imazhi 14: Treni i Tramvajit në Sheshin Sintagma
    Imazhi 15: Metrobusi në Qendër të Athinës

Për informacione rreth orarit të transportit publik, ekzistojnë qendra të thirrjeve të specializuara dhe faqe interneti për informata:

  • Orari i autobusëve: Tel. 185, www.oasa.gr
  • Metroja e Atikos: Tel. 210 5194001, www.ametro.gr
  • Hekurudha Periferike: Tel. 210 5272000, www.proastiakos.gr
  • Tramvaji i Athinës: Tel. 210 9978000, www.tramsa.gr
  • Hekurudha Elektrike Urbane: Tel. 210 3248311, 1440, www.isap.gr
  • Organizata Hekurudhore Greke: Tel. 210 5297777, www.ose.gr
  • Stacioni i Autobusëve Ndërurban: Tel. 1440, 210 5124910, www.ktel.org
  • Autobusët Publik Vizitues të AthinësN.400: Tel. 185

Në Selanik:

Në Selanik, shërbimet e transportit ofrohen nga OASTH (Organizata e Transportit Urban të Selanikut), e cila lidh qytetin me shumë vendbanime të rajonit të gjerë. Hekurudha ndërurbane e Selanikut lidh qytetin me vendbanimet e tjera të rajonit dhe me qytetet e tjera jasht prefekturës, si Larisa, Katerini, Veria dhe Edesa.

Patra

Në Patra, transporti urban ofrohet nga KTEL’i Urban i Patras. Edhe zonat përreth shërbehen nga Treni Ndërurban (Proastiakos) i Patras, i cili është nën menaxhimin e TRAINOSE, duke lidhur Patran me Rion dhe periferitë e tjera të qytetit të Akainës.


Kthehu
Projekti 1.4.b/13 “Transmetime në radio mbi çështjet që kanë të bëjnë me imigrantët, riprodhimin dhe shpërndarjen e gjerë të materialeve dhe strukturave të shtypura, audio dhe audiovizuale" është financuar 95% nga Fondet e Komunitetit dhe 5% nga Burime Kombëtare