Sistemi i Qeverisjes

Informacione Gjeografike-Demografike
Kultura, Tradita


Politikat e imigracionit

Shëndet, Punë, Edukim

Shërbim, Institucion, Këshillë
Ju jeni këtu:  Informacione Gjeografike-Demografike / Klima

Klima

ClimateKlima në Greqi është kryesisht Mesdhetareme dimër të butë dhe me shidhe verë të ngrohtë dhe të thatë. Klima e vendit mund të ndahet në katër nëntipe:

  • Mesdheu i Lagësht (Greqia perëndimore, Peloponezi perëndimor, zonat gjysëm maloredhe ultësira e Epirit)
  • Mesdheu i Thatë (Ciklades, Vija bregdetare e Kretës, Dodekanese, Peloponezi Lindor, Atika, ultësirat e Greqisë Lindore Qëndrore)
  • Kontinentale (Maqedonia Perëndimore, Zonat Malore Qëndrore Kontinentale të Greqisë, Evrosi Verior)
  • Alpine (zonat malore me lartësi afërsisht> 1,500 metranë Greqinë Veriore, > 1,800 metra në Greqinë Qëndroredhe > 2.000 metra në Kretë).

Temperaturat ekstreme të larta janë të rralla në zonat bregdetare. Diferenca më e gjërë e temperaturave është vërejtur në fushat në brendësi dhe malësinë e vendit, të dyja në baza vjetore dhe ditore. Reshjet e borës janë të zakonshme nëpër male nga fundi i Shtatorit (në Greqinë veriore, pas fundit të Tetorit në pjesën tjetër të vendit), ndërsa në zonat e ulëta bie borë kryesisht nga Dhjetori deri në mesin e Marsit.Ndërsa në Florina, ka rënë dëborë madje edhe në Maj. Në zonat bregdetare të ishujve rënia e dëborë ndodh rrallë dhe nuk është faktor i klimës. Valët e nxehta kryesisht godasin ultësirat dhe janë më shumë të pranishme në Korrik dhe Gusht. Gjithsesi, rrallë zgjasin më shumë se 3 ditë.

Në bazë të kushteve klimatike, viti mund të ndahet në dy sezone: Periudha e ftohtë dhe me reshje, e cila zgjat nga mesi i Tetorit deri në fund të Marsit, dhe sezoni i ngrohtë dhe i thatë, i cili zgjat nga Prilli deri në Tetor.

Gjatë periudhës së parë muajt më të ftohtë janë Janari dhe Shkurtiku mesatarja e temperaturave minimale shkon nga 5-10 °C në zonat bregdetare, nga 0-5 °C në zonat kontinentale dhe temperatura nën zero në zonat veriore.

Reshjet e shirave nuk zgjasin shumë ditëedhe gjatë kohës së dimrit, dhe qielli nuk qëndron me re gjatë gjithë dimrit, si në rajone të tjera të botës. Koha e keqe ndërpritet herë pas here nga ditë me diell në Janardhe në 15 ditët e para të Shkurtit, të cilat njihen si "Ditët e Qeta" që nga antikiteti. Gjatë kësaj periudhe, në ishuj, kryesisht në pjesën jugore të vendit, si përshembull në Kretë, temperaturat mund të arrijnë 18-20 gradë celcius, 13-14 °C në Atika dhe 9 °C madje edhe 10 °C në Selanik. Në qytetet e tjera, si Aleksandropoli, temperaturatkalojnë mbi 7-8 °C gjatë “Ditëve të Qeta”, duke lejuar që dëbora e dimrit të shkrihet gjatë ditës.

Dimri është më i butë në detet Egje dhe Jon se në pjesën Veriore dhe Lindore të Greqisë. Gjatë sezonit të ngrohtë dhe të thatë koha është e qëndrueshme, qielli është i pastër, dielli shkëlqen dhe nuk ka reshje shiume përjashtim të intervaleve të shkurtra rrebeshesh apo stuhishë që nuk zgjasin shumë.

Koha më e nxehtë është dhjetëditëshi i fundit i Korrikut dhe dhjetëditshi i parë i Gushtit, ku mesatarja e temperaturave maksimale shkon nga 30 °C në 35 °C. Gjatë periudhës së nxehtë temperaturat e larta kontrollohen nga brezat e ftohtë në zonat bregdetare të venditdhe nga erërat veriore (vjetore) që fryjnë kryesisht në Egje.

Pranvera është e shkurtër sepse dimri mund të vonohet, por vera fillon herët. Vjeshta është e gjatë dhe e ngrohtë dhe nganjëherë zgjerohet në Greqinë jugore dhe në ishuj deri në mes të Dhjetorit. Në Athinë, kryeqyteti, moti i ftohtë është prezent nga Nëntori e më pas, dhe vazhdon deri në fund të Marsit. Pas mesit të Dhjetorit, në zonat urbane ka kryesisht mot të ftohtë, i cili vazhdon deri në fund të Shkurtit. Gjersa në ditët e para të Marsit pranvera fillon të vihet re dhe temperaturat rriten gradualisht. Periudha më e ftohtë e vitit në qytetin e Athinës konsiderohet të jetë nga java e fundit e Dhjetoritderi në javën e tretë të Janarit. Më specifikisht, temperatura më e ulët e rregjistruar ndonjëher në Athinë është -17.1 °C më 28 Dhjetor 1938 ndërsa temperaturat më të ulëta rregjistruar në vend janë -30 °C, -28 °C (Kato Nevrokopi) dhe -27 °C (Ptolemaida). Greqia mban rekordin për temperaturën më të lartë të rregjistruar në Evropë me 48.0 °C në Athinëmë 10Korrik 1977 – në fakt është raportuar që termometri kapi temperaturën 48.7 °C. Kjo temperaturë u rregjistrua më 10Korrik 10 1977 në qytetin e Elefsinas. Tjetër temperaturë e lartë e rregjistruar është 47.5 °C në Filadelfeiane Re (Bashki e Athinës) më 26.6.2007 dhe në Ilion, Atika më 26.6.2007.


Temperaturat Mesatare të Qyteteve
Qyteti Mesatarja Vjetore Jan. Shk. Mar. Pri. Maj Qer. Korr. Gush. Sht. Tet. Nën. Dhj.
Athinë 18,1 5,1 6,5 8,7 14,6 21,3 28,1 31,0 30,4 25,4 18,1 11,3 7,0
Janinë 14,3 4,7 6,1 8,8 12,4 17,4 21,9 24,8 24,3 20,1 14,9 9,7 5,9
Arta 17,2 8,7 9,4 11,9 15,2 19,9 24,0 26,5 26,5 23,1 18,3 13,5 9,9
Aleksandropoli 15,0 5,0 5,9 8,3 13,1 18,3 23,1 25,8 25,4 21,1 15,6 10,8 7,1
Kavala 15,8 6,8 7,2 9,3 13,4 17,7 23,0 26,5 26,3 22,4 17,2 11,4 8,0
Selanik 15,7 5,2 6,7 9,7 14,2 19,6 24,4 26,6 26,0 21,8 16,2 11,0 6,9
Serres 15,1 3,9 6,2 9,6 14,2 19,6 24,3 26,3 25,3 21,6 15,5 9,2 5,0
Florina 12,1 0,5 2,7 6,7 11,6 16,8 21,0 23,1 22,5 18,4 12,6 7,0 2,2
Kozani 12,9 2,3 3,7 6,9 11,6 16,8 21,5 24,1 23,6 19,3 13,5 8,0 3,9
Larisa 15,7 5,2 6,8 9,4 13,8 19,7 25,0 27,2 26,2 21,8 16,2 10,8 6,6
Volos 16,2 6,6 7,6 9,9 14,1 19,5 24,5 26,8 26,1 22,2 16,9 12,1 8,2
Agrinio 17,2 8,3 9,2 11,5 15,1 20,3 24,7 27,1 26,9 23,0 17,9 13,1 9,6
Patra 17,9 10,0 10,6 12,5 15,6 20,1 24,1 26,4 26,7 23,5 19,0 14,5 11,4
Korfuz 17,5 9,7 10,3 12,0 14,9 19,6 23,9 26,4 26,3 22,7 18,4 14,3 11,1
Argostoli 18,1 11,5 11,5 12,9 15,2 19,4 23,3 25,5 25,9 23,4 19,7 15,7 12,8
Kania 18,5 11,6 11,8 13,2 16,3 20,1 24,5 26,5 26,1 23,3 19,4 16,1 13,1
Elefsina 18,3 9,2 9,7 11,8 15,9 21,4 26,1 28,6 28,2 24,3 19,0 14,4 10,9
Heraklion 18,7 12,1 12,2 13,5 16,5 20,3 24,4 26,1 26,0 23,5 20,0 16,6 13,7
Kalamata 17,8 10,2 10,6 12,3 15,2 19,7 24,1 26,4 26,3 23,2 18,9 14,8 11,7
Tripoli 14,1 5,1 5,8 7,9 11,7 17,0 22,0 24,5 24,1 20,0 14,6 10,1 6,7
Lamia 16,5 7,1 8,0 10,5 14,8 20,1 25,3 26,9 25,9 22,4 16,9 11,8 8,3
Lemnos 15,9 7,4 7,7 9,7 13,6 18,4 23,6 25,9 25,2 21,5 16,9 12,3 9,0
Naksos 18,2 12,1 12,2 13,3 16,0 19,5 23,3 24,9 24,8 22,8 19,6 16,3 13,6
Filadelfeia Re 17,6 8,7 9,3 11,2 15,3 20,7 25,6 28,0 27,4 23,3 18,1 13,7 10,3
Rodos 19,1 11,9 12,1 13,6 16,6 20,5 24,7 26,9 27,1 24,6 20,8 16,5 13,4
Tatoi 16,4 7,3 7,8 9,9 14,2 19,6 24,6 26,9 26,3 22,1 17,0 12,4 9,9
Athinë(Elliniko) 18,5 10,3 10,6 12,3 15,9 20,7 25,2 28,0 27,8 24,2 19,5 15,4 12,0
Samos 18,4 10,3 10,0 12,1 15,9 20,6 25,5 28,4 27,9 24,3 19,4 14,5 11,9
Ierapetra 19,7 12,9 12,9 14,2 17,0 20,9 25,4 27,8 27,7 24,9 21,0 17,5 14,5
Mitilini 17,6 9,5 9,9 11,6 15,6 20,2 24,7 26,6 26,1 22,9 18,5 14,3 11,3
Kastoria 12,9 0,5 2,7 6,7 11,6 16,8 21,0 23,1 22,5 18,4 12,6 5,0 1,2
Grevena 13,4 2,0 3,0 6,0 12,7 15,2 20,3 23,5 23,9 14,9 11,3 7,0 3,0
Pireu 12,35 14,5 18,1 24,4 23,5 29,1 31,5 39,2 39,1 29,0 20,1 13,0 12,7
Oraiokastro 15,6 11,9 22,8 33,7 27,4 19,7 14,3 25,4 15,5 11,2 17,0 9,0 4,5

Kthehu
Projekti 1.4.b/13 “Transmetime në radio mbi çështjet që kanë të bëjnë me imigrantët, riprodhimin dhe shpërndarjen e gjerë të materialeve dhe strukturave të shtypura, audio dhe audiovizuale" është financuar 95% nga Fondet e Komunitetit dhe 5% nga Burime Kombëtare